Prof. dr sci Shaban Geci

Prof. dr sci Shaban Geci

7.12.1935 - 06.05.2012

Biografia

Në moshën 76 vjeçare, me 06.05. 2012 u shua nga jeta albanalogu dhe mjeku ynë i vlerësuar, Prof. Dr sci Shaban Geci.

Shaban Geci u lind më 7.12. 1935 në Roganë të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Normalen në Gjakovë dhe Prishtinë. Ishte intelektual i zgjuar dhe i thellë. Veprën e Naimit, Lasgushit, Asdrenit,Çajupit, Fishtës dhe Rilindasve të tjerë, Dr Shaban Geci i dinte të tëra pëmendësh.

I lindur në një familje patriotike të Roganës, Dr Shaban Geci, kishte përkrahjen e familjes dhe të shokëve të tij për t´u arsimuar, dhe për të arsimuar. Babai i Shabanit, Limon Geci, dhe nëna e tij Naxhie Geci, ishin patriotë, dhe arsimdashës të flakët të shkollës. Të gjitha mësimet Dr Shaban Gecit i shkonin për së mbari. Në shkollë nuk kishte një të parë si ai. Pas kryerjes së shkollës Normale në Gjakovë e Prishtinë, në moshën 20 vjeçare, Dr Shaban Geci emërohet drejtor shkolle në Shkollën Fillore të Hogoshtit. Në Hogosht, bashkë me patriotin Metush Krasniqi, mbjellin një frymë të re në edukimin kombëtar e patriotik. Shkolla ku punonte Shabani ishte në vëzhgim të udbashëve të Rankoviçit. Përkundër rrethanave, Shaban Geci kishte mbështetje të paluajtshme, nga Metush Krasniqi dhe shokët e miqtë e tij. Në kulmin e entuziazmit dhe frymëzimit të tij për një Kosovë ndryshe, Shaban Gecin e pushojnë nga puna. Por Shabani ishte i pandalur për dije. Mu në kulm të Aksionit famëkeq të grumbullimit të armëve, Shaban Geci regjistrohet në Fakultetin e Albanologjisë në Beograd dhe diplomon për 3 vjet, një vit para afatit. Bërja e Shaban Gecit me diplomë të Albanalogut e tmerroi UDB-në e Gjilanit. Në Gjilan Shabani sjell një frymë të re për Gjuhën dhe Letërsinë shqipe. Programin e Rilindjes kombëtare, Shabani e njihte shkronjë për shkronjë. Ata që patën fatin të ishin nxënës të Shaban Gecit, më vonë u bën flamuj të gjuhës dhe të letërsisë shqipe, në mesin e tyre, me dhjetëra u bën doktor shkencash. Por, regjimi pushtues serb, edhe në Gjilan e vëzhgon nga afër veprimtarinë e Shabanit. Shabani ishte i diplomuari i parë me Fakultet në Anamoravë. Mirëpo, pas tri viteve profesor në Normalen e Gjilanit, Shaban Gecit i merret e drejta për të dhënë mësim në arsimin e kohës, me arsyetimin se po e indoktrinon rininë, me spjegimet për Naimin, Migjenin, Çajupin. Por, Dr Shaban Geci nuk jepet. Ai pa u menduar shumë regjistron Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, dhe në afat rekord diplomon në Mjekësi. Pak para diplomimit në Mjekësi, Dr Shaban Geci rehabilitohet nga Plenumi i Briones, dhe sërish kthehet në Normalen e Gjilanit, pasi gjyqi i tij ishte i fituar. Pas diplomimit në Mjekësi, në vitin 1968, Dr Shaban Geci, nis punën në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. I etur për dije dhe shkencë ai nuk resht së punuari. Dr Shaban Geci, regjistron specializimin në Universitetin e Zagrebit, Fakultetin e Mjekësisë. Në Universitetin e Zagrebit Shabani njihet me shumë figura nga Ballkani e më gjerë. Në Zagreb Dr Shabani, specializon në fushën e hematologjisë dhe citologjisë. Në këmbim të përvojave me Shqipërinë, Dr Shaban Geci, për një muaj ishte në Pavijonin e Hematologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës. Në Tiranë Shabani zë shumë miq. Në vitin 1973, Dr Shaban Geci, zgjidhet asistent në lëndën Mjekësi interne të Universitetit të Prishtinës. Ndërsa në qershor të vitit 1978, doktoron në temën: “Anemitë nutrive në Kosovë”. Krahas titujve në mjekësi, Dr Shaban Geci, la pas vetes 250 punime shkencore nga lëmi i mjekësisë, ndërsa pesë vjet më vonë fiton gradën, Profesor ordinar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Prof. Dr sci Shaban Geci, përveç punës së tij të mjekut dhe të pedagogut, ka ushtruar edhe disa detyra me rëndësi. Vlen të theksohet se Prof. Dr sci Shaban Geci ishte Kryeshef i parë dhe themelues i shërbimit Hematologjik të Fakultetit të Mjekësisë në Kosovë, anëtar i seksionit internistik, anëtar i Këshillit drejtues të Hematologëve të ish Jugosllavisë, anëtar i Pleqësisë të Klinikës për Sëmundje të Brendshme, nënkryetar i Pleqësisë Qëndrore të Fakultetit të Mjekësisë. Në fushën e mjekësisë interne Prof. Dr sci Shaban Geci ka botuar 250 punime shkencore me të cilat u ka hapur shtigjet e dijes e të hulumtimit edhe studiusve të ardhshëm. Prof. Dr Shaban Geci, ishte intelektual i klasit të parë. Këmbëngulës në dije të thella. Kryengritës për të vërtetën. Jeta dhe vepra e Prof. Dr Shaban Gecit, mbetet një roman i pashkruar, një kryengritje e krengritësit të kryengritur. Një lëndë për dramaturgji të mirëfilltë. Jeta e gjithësecilit prej nesh nën pushtimin serb ishte e rëndë dhe me shtypje të dhimbjeve të mëdha. Artin e të jetuarit Dr Shaban Geci e jetoi në mynyrën e vet. Prof. Dr Shaban Geci u shpreh shkrimtari Rrustem Geci; ishte intelektual me formim të lartë. Rebel përpara të paarsyeshmes, zemërim-mirë përpara popullit tij. Prof. Dr Shaban Geci ishte shembulli më i mirë i intelektualit, luftëtarit dhe inteletualit të guximshëm u shpreh bashkëkohaniku dhe patrioti Hazir Shala. Ndërsa Adem Demaçi tha se Dr Shaban Geci ishte shembulli i intelektualit të formuar. Fal vëllaut tonë, Prof.Dr Shaban Gecit  u shpreh Rrustem Geci, në shtëpinë tonë në Roganë fliste Naimi, Çajupi, Migjeni e Fishta dhe rilindas të tjerë. Prof. Dr. Shaban Geci Fakultetin e Albanalogjisë e kreu në Beograd, por rexhimi Tito-Rankoviç e detyroi të kryej Fakultetitn e Mjekësisë. Jeta e Dr Shaban Gecit ishte jeta e intelektualit shqiptar, jeta e krenarisë së papërkulur. Në mbledhjen komemorative për jetën dhe veprën e Prof.Dr Shaban Gecit foli Dekani i fakultetit të Mjekësisë, dhe shokët e tij të Hematologjisë, Prof.dr Ahmet Brovina, dhe Prof. Dr Emrush Kryeziu. Në atë mbledhje përkujtimore u tha se Prof. Dr Shaban Geci ishte shembull i intelektualit të pa epur. Prof. Dr Shaban Geci pas vetes la gruan Zejnepen, Djalin Artirin, vajzat Burbuqen dhe Labinoten, shumë nipër e mbesa, dhe familjen e gjerë, vëlllezër dhe motra. Lavdi jetës dhe veprës së tij. Lavdi!

At the age of 76 years old, on the date of 06.05.2012 the albanologist and our appreciated physician Prof. Dr. sci Shaban Geci passed away. Shaban Geci was born on 07.12.1935 in the village of Roganë, Dardanë (Kamenica), Kosovo. He attended elementary school in his birthplace while high school in Gjakova and Prishtina. He was wise and an intellectual. He had in his memory the works of the Albanian authors such as that of Naim Frasheri, Lasgush Pogradeci, Asdren, Çajup, Gjergj Fishta and other authors of Albanian national rebirth. Dr. Shaban Geci was part of a patriotic family in Roganë, he had the support of his family and friends to get an education and to educate others. Shaban’s father, Limon Geci and his mother Naxhie Geci, were patriots and lovers of education and school. The education of Dr. Shaban Geci was going very well. No one was better than him in school. After finishing high school in Gjakova and Prishtina, at the age of 20 years old, he was named the principal of Hogosh elementary school. At Hogosh, together with the patriot Metush Krasniqi, created a new spirit in patriotic and nationalistic education. The school where he worked was in close observation by the minister of the interior of Yugoslavia Rankovic. Despite the circumstances, Shaban Geci had the unwavering support from Metush Krasniqi and his friends. At the height of enthusiasm and inspiration for a different Kosovo, he was fired from work. But Shabani was unrelenting in his further education. At the height of the infamous gun gathering campaign by Yugoslav forces in Kosovo in the 1950’s, Shaban Geci registers in the faculty of Albanology in Belgrade and graduates in 3 years, one year earlier than expected. Getting the diploma in Albanalogy horrified UDB (Yugoslav secret service) of Gjilan. In Gjilan, Shabani brings a new era of Albanian language and literature. Geci knew every detail of Albanian national rebirth litterature. Those that had the fortune of being his students, later became the flags of Albanian language and literature, in that midst, tens of students became doctors of different sciences. But the conquering Serbian regime, monitored from close the activity of Shaban. He was the first college graduate in the Anomorava region of Kosovo. However after 3 years of working as a professor in the Gjilan high school, the right to educate was taken away with the reason that he was indoctrinating the youth with his lectures about Naim, Migjen and Cajupi. But, Dr. Shaban Geci did not give up. He registered in medical school at the faculty of medicine in Skopje. Just before graduation, Geci gets rehabilitated from the Brione plenum and he again returned in Gjiani high school, after winning the court case against him. After graduating medical school, in the year 1968, Dr. Shaban Geci starts working in the faculty of medicine in Prishtina. The desire for knowledge and science kept him working without rest. Dr. Shaban Geci started his medical residency in the faculty of medicine in the University of Zagreb. There he meets various important figures from the Balkans and wider in Europe. In Zagreb Dr. Shabani becomes a specialist in the field of Hematology and Cytology. In the educational exchange with Albania, Dr. Shaban Geci, for one month lectured in the faculty of medicine in the University of Tirana. In Tirana he made a lot of friends. In the year 1973 he becomes an assistant professor of Internal Medicine in the University of Prishtina and in 1978 finished his PhD in the subject of “Nutritional Anemia’s in Kosovo”. Besides the academic titles in medicine, Dr. Shaban Geci had 250 scientific papers in Medicine, 5 years later he gets the title of ordinary professor in the faculty of medicine in the University of Prishtina. Besides his work as a professor and physician Dr. sci Shaban Geci had other duties he practiced. He was the first chief director and founder of the Hematology service in Kosovo, member of the Internal medicine section, member of the governing council of Hematologists in the former Yugoslavia, member of the council of Internal Medicine, he was the vice president of the central council of the faculty of medicine. In the field of Internal medicine, Prof. Dr. sci Shaban Geci has published 250 scientific studies, which opened the roads of knowledge and research for future generations. Prof. Dr. Shaban Geci was a first grade intellectual, persistent in deep knowledge, rebel for the truth. The life and acts of Prof. Dr. Shaban Geci remain an unwritten novel, an uprising of a rebel, a subject of a real drama play. The life of every one of us under the occupation of the Serbian state was very difficult and painful. Dr. Shaban Geci lived in his own way. The writer Rrustem Geci proclaimed about Prof. Dr. Shaban Geci: “he was an intellectual in the highest sense” a rebel against the unreasonable, good hearted in front of his people. “Prof. Dr. Shaban Geci was the best example of an intellectual, a warrior, a brave intellectual”, said the patriot Hazir Shala. Adem Demaci said that Dr. Shaban Geci was an example of a formed intellectual. Rrustem Geci said that “thanks to our brother, Prof. Dr. Shaban Geci, in our house in Rogane, the words of Naim, Cajupi, Migjeni and Fishta were heard and other national revival figures”. Prof Dr. Shaban Geci was an example of a good intellectual, a warrior. The life of Dr. Shaban Geci was a life of an Albanian intellectual, a life of unbending pride. In the commemorative meeting about the life and acts of Prof. Dr. Shaban Geci, the dean of the faculty of medicine, Prof. Dr. Ahmet Brovina and Prof. Dr. Emrush Kryeziu talked about his life. In that memorial meeting it was said that Prof. Dr. Shaban Geci was an example of a great intellectual. He was survived by his wife Zejnepe, son Artiri, daughters Burbuqe and Labinota, lot of grandchildren, brothers, sisters and wider family. Glory on his life and acts. Glory!