Statuti

STATUTI I ASOCIACIONIT TË HEMATOLOGËVE TË KOSOVËS

Ky statut do të qeveris shoqatën jo-profitabile (AHK), të themeluar në pajtim me rregulloren Numër 1999/22 të Administratës së Përkohshme të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

    1. Neni 1 – Emri, forma dhe adresa
      • 1.1. Organizata do të quhej ASOCIACIONI I HEMATOLOGËVE TË KOSOVËS
      • 1.2. Ajo mund të njihet edhe si AHK
      • 1.3. Organizata është shoqatë jo-profitabile, sipas definimit të dhënë në paragrafin 2.2. të Rregullores së UNMIK-ut numër 1999/22
      • 1.4. Organizata nuk do të bëj shpërndarjen e çfarëdo fitimi neto ose të profilit sit ë tillë për asnjë individ. Pasuria, të ardhurat dhe profiti i organizatës do të përdoren për të mbështetur qëllimet joprofitabile të organizatës dhe nuk do të përdoren për të krijuar beneficione të veçanta individuale, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejt apo indirekte për asnjërin nga themeluesit, ndonjë anêtar të shoqatës, ndonjë të punësuar apo donator të OJQ. Megjithatë pagesa e kompensimit të arsyeshëm për këta persona mund të bëhet për punën që këta persona kanë bërë në Asociacion (organizatë).
      • 1.5. Ndonjë transakcion në mes të anëtarëve ose të organizatës duhet të mbyllet në vlera reale të tregut ose në kushte që janë më të favorshme për organizatën.
      • 1.6. Organizata e ka zyrën qendrore në Rr.Fehmi Agani Nr 52/8, Prishtinë.
    1. Neni 2 – Themeluesi
      • 2.1. Themelues të Asociacionit (organizatës) janë
        • 1. Ahmet Brovina 1950, Prishtinë Rr.Shaip Spahija n=47
          Tel 038/224007 dhe 044/175-473 E-mail adresa [email protected]
        • 2. Violeta Grajçevci – Uka, 1972, Prishtinë Bregu i Diellit Rr Zona e Lindjes Hyrja 8 nr 16.
          Tel 044 263 741 E-mail adresa [email protected]
        • 3. Shemsedin Sadiku 1958 Prishtinë Rr. e UÇk-së Lamela C nr 6
          tel 044/110-771 E-mail adresa [email protected]
      • 2.2. Përfaqësuesi i autorizuar i Organizatës në Kosovë është Ahmet Brovina Rr.Fehmi Agani 52/8 Prishtinë
      • 2.3. Përfaqësuesi i autorizuar emërohet nga Kuvendi i anëtarëve të Asociacionit të Hematologëve të Kosovës dhe përfaqëson organizatën në Kosovë dhe jashtë saj. Pranon të gjitha shkresat zyrtare në emër të organizatës.
  1. Neni 3 – Qëllimi
      • 3.1. Organizata është themeluar me qëllim:
        • − Të arritjes të standardeve më të larta të praktikës së diagnostikimit, shërimit dhe përcjelljes të sëmurëve me patologji hematologjike, duke favorizuar hulumtimet diagnostike, punën klinike, edukimin dhe punën shkencore
        • − Të ndihmoj organizimin e aftësive profesionale dhe shkencore të Anëtarëve të Asociacionit përfshirë këtu specializimin dhe perfeksionimin subspecialistik për këtë patologji varësisht nga nevojat e të sëmurëve dhe kërkesave të kohës
        • − Të ndihmoj pjesëmarrjen e anëtarëve të Asociacionit në Projektet e përbashkëta multicentrike dhe multinacionale
        • − Të angazhohet për bashkëpunim këshillëdhënës me Institucionet përkatëse ndërkombëtare, me Institucionet qeveritare të Kosovës, me Institucionet Shëndetësore, Institucionet e Drejtësisë dhe Insititucionet tjera lidhur me aspektet profesionale, organiztive dhe zhvillimore të patologjisë hematologjike dhe asaj shëndetësore në përgjithësi
        • − Synim afatgjatë i Asociacionit është të nxisë bashkëpunimin dhe të koordinoj aktivitetet edukative Universitare dhe Pasuniversitare tek ne me ato ndërkombëtare posaqërisht me shkollate e njohura hematologjike të Bashkimit Evropian si dhe bashkëpunimin me bordin e shoqatës së Hematologëve Europian.
      • Për t’i përmbushur qëllimet e saj, Asociacioni do të ndërmarrë, por nuk do të kufizohet vetëm në këto, aktivitetet e poshtshënuara. Në punën e përditshme, Asociacioni në frymën edukuese e bënë në aftësimin permanent profesional dhe etik të anëtarëve të saj.
      • 3.3. Lista e aktiviteteve të propozuara:
        • – Hulumtimi i problemeve aktuale shëndetësore të cilat janë objekt studimi i Shkencës hematologjike.
        • – Hartimi i projekteve konkrete për parandalimin, ekzaminimin, trajtimin dhe përcjelljen e patologjisë hematologjike.
        • – Përcjellja nëpërmjet Këshillave, Seksioneve dhe Degëve të veta e tërë problematika hematologjike.
        • – Përcjellja e punës të të gjitha formave të aktivitetit sipas dinamikës së përcaktuar.
        • – Përpunimi i të dhënave të siguruara dhe dhënja e udhëzimeve për punën e suksesshme të tyre.
        • – Bashkëpunimi me institucionet Kombëtare dhe Ndërkombëtare me qëllim të ngritjes së nivelit profesionalo-shkencor dhe cilësisë së shërbimeve të patologjisë hematologjike.
        • – Bashkëpunimi me Asiciacione dhe Shoqata simotra rajonale, evropiane dhe botërore.
      • Neni 3 – Anëtarësimi
        • 4.1. Anëtarësimi në organizatë është i hapur për çdo mjek pa marrë parasysh racen, gjininë, shtetësinë, kombësinë, religjionin, moshën ose aftësinë fizike.
          Anëtar i Asociacionit mund të bëhet çdo mjek me kërkesën e tij i cili është i interesuar për hematologji.
          Për pranim vendos Kuvendi i Asociacionit ose Komisioni përkatës i zgjedhur nga Kuvendi i Asocaicionit.
          Anëtarësimi është vullnetar dhe çdo anëtar i nënshtrohet Statutit dhe rregullave të aprovuara nga Asociacioni i Hematologëve të Kosovës.
          Anëtarësimin e anëtarëve të rinj e konfirmon Kuvendi i Asociacionit.
          Anëtarësimin e anëtarit shoqërues në Asociacion e bën Kuvendi apo Komisioni (i propozuar nga Kuvendi) me rekomandimin e dy anëtarëve të rregulltë të Asociacionit.
          Anëtarësimin e anëtarëve me korrenspondencë e bën Kuvendi i Asociacionit të rekomanduar nga dy anëtarë të rregulltë ose një anëtar i rregulltë e tjetri anëtar nderi, me korrenspondencë, apo anëtar senior.
          Kryesia e Asociacionit vendos për zgjedhjen e anëtarëve të nderit, zgjedhja konfirmohet nga ana e Kuvendit të Asociacionit.
          Asociacioni ka këto kategori të anëtarëve:

          • 1. Anëtarë të rregulltë – përfshihen mjekë specialist internist, specialist të hematologjisë, mjekët pediatër specialist të hematologjisë të cilët kanë liçencë pune.
          • 2. Anëtarë shoqërues – bëjnë pjesë mjekët specialist të lëmive tjera por që janë të angazhuar në mënyra të ndryshme në patologjinë hematologjike.
            Mjekët specializantë dhe subspecializantë të cilët gjenden në fazën e trajnimit në Kosovë apo jashtë saj.
            Anëtari shoqërues i cili kualifikohet në specialist apo subspecialist të hematologjisë duhet ti informoj organet përkatëse të Asociacionit dhe automatikisht bëhet anëtar i rregulltë.
          • 3. Anëtar korrenspondent – Mjekët specialist të ndonjë dege internistike të cilët dallohen me interesimin e tyre të vazhdueshëm për lidhjen me Asociacionin e hematologëve të Kosovës për qëllime edukative.
          • 4. Anëtar senior – Anëtarët e rregulltë me rastin e arritjes së moshës 65 vjeçare automatikisht kalojnë anëtarë senior.
            Anëtari i rregulltë i cili pensionohet para moshës 65 vjeçare, po ashtu ka të drejtë të zgjedhet anëtar senior.
            Anëtarët senior janë të liruar nga pagesa e anëtarësisë vjetore.
          • 5. Anëtar nderi mund të zgjedhen persona të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e Shkencës së Hematologjisë apo shkencave mjekësore në përgjithësi.
            Anëtarët e nderit mund të jenë vendor apo të jashtëm dhe janë të liruar nga pagesa e anëtarësisë vjetore.
        • 4.2. Kuvendi i anëtarëve do të vendos nëse do të kërkohet pagimi i anëtarësisë nga anëtarët.
        • 4.3. Anëtarësimi i ndonjë anëtari përfundon ose suspendohet me Vendimin e Kuvendit të Anëtarëve duke u dhënë arsyeshmëria.
          Anëtarësia në Asociacion pushon me kërkesë personale me shkrim, me vdekjen e anëtarit, në rast të dënimit nga gjyqi kur anëtari me veprimet e veta rrezikon autoritetin e Asociacionit në aspektin profesional, etik dhe nëse nuk e paguan anëtarësinv vjetore më gjatë se gjashtë muajt e parë të vitit.
          Mospagesa e anëtarësisë, pas paralajmërimit në të skruar, do të shërbej si bazë për përjashtimin e anëtarit nga organizata.
          Në rast të suspendimit, kohëzgjatja e suspendimit do të përcaktohet nga Kuvendi i Anëtarëve të Asociacionit.
        • 4.4. Përfundimi ose suspendimi i anëtarësimit nga Kuvendi i Anëtarëve do të vendoset me shumicë të anëtarëve prezentë.
      • Neni 5 – Kuvendi i Anëtarëve
        • 5.1. Kuvendi i anëtarëve është organi më i lartë i Asociacionit (organizatës)
          Ai përbëhet prej të gjithë anëtarëve të Asociacionit (Mjekëve anëtarë të Asociacionit)
        • 5.2. Kuvendi i Anëtarëve ka përgjegjësinë më të lartë për politikën dhe çështjet financiare të Asociacionit (organizatës).
        • 5.3. Kuvendi i Anëtarëve të Asociacionit zgjedh Kryesinë.
          Përpos kompetencave që ka Kuvendi i Anëtarëve sipas statutit, ai gjithashtu ka edhe këto Kompetenca:
          Miraton statutin (ndryshimet dhe plotësimet) si dhe aktet rregulative të Asociacionit,
          Zgjedh Kryesinë,
          Miraton planet dhe programet e Asociacionit.
        • 5.4. Vendimet i merr me shumicën e votive të anëtarëve prezentë.
        • 5.5. Puna e Kuvendit, Kryesisë dhe Komisioneve të caktuara nga Kuvendi dhe Kryesa është publike.
        • 5.6. Zgjedhjet bëhen em vota të fshehta.
        • 5.7. Kuvendi mbahet çdo vit dhe atë e thrret Kryetari i Kryesisë së Asociacionit.
        • 5.8. Thirrja e Kuvendit të jashtëzakonshëm bëhet me kërkesë të gjysmës së anëtarësisë së Asociacionit.
        • 5.9. Kuvendi nga rradhët e veta emëron:
          Këshilin botues dhe Këshillin redaktues të revistës
          Komisionin për mirënjohje dhe dhurata
          Gjyqin e nderit – tre anëtarë.
          Revista është organ zyrtar i Asociacionit.
      • Neni 6 – Kryesia
        • 6.1. Përpos të kompetencave të dhëna me këtë statut, Kryesia duhet të jetë përgjegjvse për kontrollin dhe udhëheqjen e çështjeve dhe pasurisë së Organizatës – Asociacionit.
          Kryesia duhet të veproj çdo herë në pajtim me qëllimin e Asociacionit.
        • 6.2. Të përfaqësoj Asociacionin dhe të veproj në emër të Asociacionit, të lidh Asociacionin me ndonjë marrëveshje, të emroj dhe të zgjedh përfaqësues, t’i përcaktoj kompetencat dhe detyrat e çdo përfaqësuesi.
        • 6.3. Kryesia zgjedhet nga anëtarët e Asociacionit.
          Zgjedhja bëhet individualisht nga Kuvendi i anëtarëve me shumicë të votive nga anëtarët e pranishëm.
        • 6.4. Kompentencat e Kryesisë janë:
          • − Kryesia e organizon punën në mes të dy Kuvendeve.
          • − Përgadit Kuvendin e ardhshëm.
          • − Miraton thirrjen e Kuvendit.
          • − Vendos për organizimin e mbledhjeve profesionale, simpoziumeve, kongreseve dhe tubimeve tjera profesionale dhe shkencore nga lëmia e hematologjisë.
          • − Mbështet profesionalisht dhe finaciarisht pjesëmarrjen e anëtarëve të vet në tubime profesionale, shkencore dhe forma tjera bashkëpunimi.
          • Kryetari i Kryesisë zgjedhet në kohëzgjatje prej tri viteve dhe do të ushtroj detyrën deri në zgjedhjet e reja.
            Mandati i punës mund të pushoj: në rast vdekje, dorëheqje ose shkarkim nga detyra.
        • 6.5. Kryesia do të ketë të paktën 3 (tre) anëtarë: Kryetarin, Sekretarin dhe Arkatarin.
        • 6.7. Anëtarët e Kryesisë mund të shkarkohen para përfundimit të mandatit me votat e Kuvendit të anëtarëve të Asociacionit.
        • 6.8. Në rast të vdekjes, dorëheqjes ose shkarkimit të Anëtarit të Kryesisë, Kuvendi i Anëtarëve të Asocaicionit duhet të zgjedh pasardhësin për të shërbyer për kohën e mbetur.
        • 6.9. Vendimet në Kryesi merren me shumicë.
        • 6.10. Kryesia mund të vendos ti drejtohet për çfarëdo çështje Kuvendit të Anëtarëve për marrje të vendimit.
        • 6.11. Kurrfarë pagese apo kompensimi nuk do tu bëhet Anëtar të Kryesisë pa aprovimin e Kuvendit të Anëtarëve dhe vetëm kur pagesa ose kompensimi vshtv i arsyeshëm dhe bëhet për punën e kryer për Asociacion.
        • 6.12. Secili Anëtar i Kryesisë mund të abstenoj prej votimit për marrjen e vendimeve ose për çfardo çështje tjetër për të cilën ai ose ajo ka interes personal ose ekonomik.
        • 6.13. Kryetari zgjedhet nga Kuvendi i Asociacionit të Hematologjisë.
          Sekretari dhe arkatari zgjedhen nga Kryesia.
          Puna e Kuvendit, Kryesisë dhe Komisioneve të caktuara nga Kuvendi dhe Kryesia është publike.
          Zgjedhjet bëhen me vota të fshehta.
          Kuvendi mbahet çdo vjet dhe atë e thrret Kryetari i Kryesisë së Asociacionit.
          Thirrja e Kuvendit të jashtëzakonshëm bëhet me kërkesë të gjysmës ë anëtarësisë sv Asociacionit.
        • 6.14. Kuvendi i Anëtarëve mund të delegoj ndonjë prej anëtarëve të rinj në ndonjë organ tjetër të Asociacionit (organizatës), me vendimin e shumicës së anëtarëve të tij.
      • Neni 7 – Mbledhjet e Kuvendit të Anëtarëve
        • 7.1. Kuvendi i Anëtarëve të Asociacionit takohet së paku një herë në vjet në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore (MPV) ku do të vlerësoj edhe aprovoj mjetet, obligimet, shpenzimet e të hyrave dhe programet për vitet e ardhshme.
        • 7.2. Kuvendi i Anëtarëve mund të takohet gjithashtu edhe në Kuvendin e jashtëzakonshëm kurdoherë që të kërkohet nga (gjysma e anëtarëve +1).
          Një kërkesë e tillë duhet ti drejtohet Sekretarit i cili do të lajmëroj për takimin e të gjithë anëtarëve, në pajtim me procedurat e shpjeguara.
        • 7.3. Lajmërimi me shkrim duhet përfshirë datën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjes, së bashku me rendin e ditës.
          Materiali duhet t’u shpërndahent të gjithë anëtarëve së paku 7 (shtatë) ditë para ditës së mbajtjes së mbledhjes.
        • 7.4. Për mbajtjen e mbledhjes më së paku është e nevojshme pjesëmarrja e 50%+1 e anëtarëve.
          Nëse ky minimum (kuorum) nuk arrihet takimi do të shtyhet për një ditë të përcaktuar më vonë duke u bë lajmërimi i ri i të gjithë anëtarëve.
        • 7.5. Secili anëtar i Asociacionit (organizatës) ka një vote në Kuvendin e Anëtarëve të Asociacionit.
        • 7.6. Vendimet në Kuvendin e Anëtarëve do të merren me shumicën e votive të anëtarëve present.
        • 7.7. Anëtari në Kuvendin e Anëtarëve mund të abstenoj nga votimi ose marrje të vendimit për çfarëdo çështje për të cilën ai ose ajo mendon ndryshe.
      • Neni 9 – Ndryshimet e statutit
        • 9.1. Statuti i tanishëm mund të ndryshoj me vendimin e 2/3 të Kuvebdit të Anëtarëve.
      • Neni 10 – Periudha e raportimit dhe Viti Fianciar
        • 10.1. Zyrtarët e emëruar do të paraqesin raporte vjetore para Kuvendit të Anëtarëve të Asociacionit në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore – MPV ose kur do që kërkohet nga Mbledhja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme – MPJ).
        • 10.2. Viti financiar i organizatës do të përputhe me vitin kalendarik. Ky statut është aprovuar në Prishtinë.

    Ky statut është aprovuar në Prishtinë me 12.12.2008

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*